Select Page

Ata thanë: “Të betohemi në Allahun, se do ta vrasim atë dhe familjen e tij gjatë natës …” – Do t’i vrasim natën dhe, kur të na akuzojnë në mëngjes, do ta mohojmë të gjithë bashkë këtë, duke u betuar. Kështu ranë dakord dhe i dhanë fjalën njëri-tjetrit.

… dhe pastaj do t’u themi të afërmve të tij: “Ne nuk morëm pjesë në vrasjen e familjes së tij dhe ne po themi të vërtetën.” – Ata thurën një plan për vrasjen e Salihut dhe të familjes e pasuesve të tij fshehtas. Ata do ta mbanin të fshehtë edhe nga populli i tyre, sepse i friksoheshin fisit të Salihut. Por Allahu i Lartësuar thotë: