– ”Po unë do t’i dërgoj atij një dhuratë të madhe dhe do të shoh se çfarë (përgjigje) do të më sjellin të dërguarit (e mi).” – Do të shoh, a do të vazhdojë me qëndrimin e tij të mëparshëm apo do të ndryshojë? Pastaj do të shohim edhe reagimin e ushtrisë së tij. Kështu, ajo i dërgoi Sulejmanit shumë dhurata, nëpërmjet një delegacioni me burra të mençur dhe të urtë nga rrethi i saj.