– ”Ajo tha: “O fisnikë! Më këshilloni për këtë çështje!” – Ngaqë ishte një grua e mençur dhe e urtë, ajo mblodhi të mëdhenjtë e mbretërisë së saj dhe tha: “O fisnikë! Më këshilloni për këtë çështje!” Pra, më këshilloni çfarë përgjigje t’i japim këtij mesazhi? A të hyjmë nën mbretërimin e tij dhe të nënshtrohemi, apo si të veprojmë?
– “Për asnjë çështje nuk kam vendosur pa ju (pa pëlqimin tuaj)!” – Kurrë nuk kam vendosur vetëm, pa marrë fillimisht mendimin, këshillimin dhe arsyetimin tuaj.