Select Page

Veç Allahut mos adhuro asnjë zot tjetër!  Nuk ka të adhuruar tjetër (të merituar) veç Tij.Askush përveç Allahut nuk meriton që ta adhurosh, ta duash me gjithë shpirt dhe ta madhërosh e t’i nënshtrohesh! Allahu është i plotë e absolut në emrat e cilësitë e Tij. Ai është i Përjetshmi, për të Cilin të gjithë kanë nevojë. Ndërsa çdo gjë tjetër do të zhduket dhe ka një fund në këtë dynja:

Çdo gjë, përveç Atij do të zhduket.Duke qenë se çdo gjë veç Tij është e kotë dhe e ka një fund, edhe adhurimi i asaj që do të zhduket e përfundojë është i kotë dhe i gabuar. Allahu është i Vetmi e i Përjetshmi. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Atij i takon gjykimi e vendosja e ligjit në dynja dhe në ahiret.

Vetëm Atij i takon i gjithë Gjykimi dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë!Duke qenë se Allahu është i Vetmi i Përjetshëm, Ai në dorë të të cilit është ligji i dynjasë dhe ahiretit, dhe meqenëse tek Ai do të kthehen të gjithë për t’u shpërblyer, atëherë çdokush që ka sado pak logjikë e kupton dhe nënshtrohet që të adhurojë veçse Allahun si një dhe të pashoq.

Ai përkushtohet që të bëjë çdo punë që e afron pranë Tij dhe kujdeset shumë që të mos bëjë ato gjëra që zemërojnë Allahun dhe sjellin ndëshkimin e Tij. Ai përpiqet që, kur të kthehet tek Allahu, të jetë i penduar dhe i vendosur për të lënë gjynahet e gabimet e tij.

Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Kasas. Allahut i takojnë lavdërimet dhe madhërimi përgjithmonë.