Select Page

Por ata të cilëve u ishte dhuruar dituri e vërtetë thanë: “Të mjerët ju!Këta fatlumë arritën të njihnin realitetin e çështjeve dhe të gjërave. Ata arritën të shihnin qartë në brendësi të kësaj dynjaje, kur të tjerët shihnin vetëm anën e jashtme të saj. Ata u thanë të mashtruarve: “Të mjerët ju!” Kjo ishte një fjalë me tone qortuese e këshilluese për ata që po lakmonin atë që kishte Karuni.

Shpërblimi i Allahut është shumë më i mirë për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira …Shpërblimet e Zotit janë më të mira dhe ato jepen në dynja dhe në ahiret. Në këtë jetë nuk ka si kënaqësia që të sjell adhurimi i Zotit, dashuria për Të, kthimi tek Ai dhe përkushtimi për të kënaqur Atë. Ndërsa në ahiret është Xheneti dhe gjithçka e tij. Atje janë kënaqësi që i dëshirojnë zemrat dhe që kënaqin sytë. Kështu, këto shpërblime janë shumë më të mira nga ajo që ju dëshironi për veten tuaj. Ky është realiteti që duhet t’ju qëndrojë vazhdimisht para syve dhe në zemrat tuaja. Megjithatë, jo çdokush që e di këtë gjen forcën që t’i japë përparësi më të lartës, kundrejt më të ultës. Kjo zgjidhje i jepet veçse një kategorie të caktuar, të cilët Zoti i përshkruan:

… por këtë nuk mund ta arrijë askush, përveç durimtarëve.Ata që gjetën forcë dhe e nënshtruan veten në durim, për t’ju bindur Zotit dhe përmbushur urdhëresat e Tij; gjetën durimin për t’iu larguar ndalesave të Tij; gjetën durimin për të përballuar me kënaqësi e durim caktimet dhe sprovat e Zotit për ta. Ata bëjnë durim që të mos mashtrohen nga fitoret dhe joshjet e kësaj dynjaje. Asgjë nuk mund t’i  shmangë dhe largojë ata nga adhurimi i Zotit të tyre. Ata nuk lejojnë që stolitë e pasuritë e kësaj dynjaje të ndërhyjnë mes tyre dhe qëllimit përse Zotit i krijoi në këtë dynja – adhurimi i Tij si një i vetëm. Ata i japin përparësi shpërblimit të Allahut, kundrejt kësaj dynjaje të përkohshme, e cila shumë shpejt do të zhduket.