Select Page

Ai (Karuni) doli para popullit të tij me gjithë stolinë e tij.Një ditë,  ai doli përpara popullit me gjithë stolitë e tij të mëdha, të  papara ndonjëherë   nga  njerëzit. Të gjithë kishin  ngulur  shikimet të mahnitur nga ajo pasuri përrallore. Në varësi të synimeve të tyre, pati dy grupe njerëzish:

Ata që kishin synim jetën e kësaj bote, thanë: “Ah, të kishim pasur edhe ne si ajo (pasuri) që ka Karuni!” – Këto ishin fjalët e atyre që i kishin zemrat të lidhura me dynjanë, që ishte motivi i vetëm për të cilin mendonin dhe punonin. Ata thanë: “Ah, të kishim edhe ne si ajo (pasuri) që ka Karuni! Ai është me shumë fat! Ah, sikur edhe ne të kishim pasuritë e dynjasë, kënaqësitë dhe stolitë e saj!”

Ai është vërtet me fat të madh!Nisur nga motivet dhe besimi i tyre se pas kësaj jete nuk ka jetë tjetër, me të vërtetë Karuni dukej se kishte shumë fat. Atij i ishte dhënë pasuri shumë e madhe dhe shumë kënaqësi, sepse përmbushte të gjitha synimet e tij. Kështu e shihnin ata njerëz të vegjël, me ambicie të vogla pasurinë e Karunit. Ata shihnin si fatin më të madh që mund të kishte dikush. Por ajo mendje që sheh pasuritë e kësaj dynjaje si fatin më të madh është mendje e dobët. Ata njerëz nuk kanë qëllime të larta. Ata janë shumë larg mirësive të përjetshme të Xhenetit dhe besimit në Zot.