Select Page

Allahu i Madhëruar na njofton rreth gjendjes së Karunit për atë që ai bëri dhe për paralajmërimet dhe këshillat e shumta që iu dhanë atij. Ai thotë:

Karuni ishte nga populli i Musait, por ai i kaloi kufijtë (në padrejtësi) me ta.  Ai ishte nga bijtë e Izraelit, nga ata që Zoti i dalloi mbi njerëzit e asaj kohe dhe u bëri mirësi të shumta. Këto mirësi dhe veçori me të cilat Zoti i dalloi duhet të ishin shkak e nxitje që të ishin të udhëzuar dhe punëmirë. Por nuk ndodhi kështu me Karunin. Ai, përkundrazi, bëri padrejësi dhe e teproi kundër popullit të tij. Ai i kaloi kufijtë me pasurinë e madhe që i dha Zoti. Ajo pasuri u bë shkak për shfrenimin dhe padrejtësitë e tij. Zoti thotë:

Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri, saqë çelësat e tij mezi i bartnin edhe njerëzit më të fuqishëm.Allahu i dha pasuri aq të madhe saqë: “…çelësat e tij mezi i bartnin edhe njerëzit më të fuqishëm.” Edhe 9 burra mezi i mbanin çelësat e depove të tij. Përfytyro tani pasuritë brenda atyre depove!

Populli i vet i tha atij: “Mos u gëzo tej mase, sepse Allahu nuk i do ata që e teprojnë në gëzim!Duke e këshilluar që të hiqte dorë nga padrejtësitë e kalimi i kufijve, populli i tha: “Mos u gëzo tej mase, sepse Allahu nuk i ata që e teprojnë!” Pra, mos u gëzo me këtë pasuri të madhe të kësaj dynjaje dhe të lëvdohesh me të, duke harruar ahiretin. Allahu i Lartësuar nuk i do atë që gëzohen dhe lëvdohen me pasuri, duke u dhënë tërësisht asaj dhe duke harruar ahiretin.