– ”Thuaj: “Sikur Allahu t’jua bënte natën të përhershme deri në Ditën e Kijametit, cili zot përveç Allahut do t’ju sillte juve dritë?!” – Allahu i Lartësuar u tregon njerëzve mirësitë e Tij. Ai i fton që të jenë mirënjohës dhe të përmbushin adhurimin dhe hakun e Tij. Ai u tregon se e bëri ditën të shndritshme e plot gjallëri, që ata të kërkojnë nga mirësitë e Tij dhe të shpërndahen në tokë për të kërkuar rizkun dhe jetesën e tyre.
Ndërsa natën e bëri që të qetësohen në heshtje dhe prehje, që qetësohen trupat dhe shpirtrat nga lodhja gjatë ditës. Kjo është prej mirësisë dhe mëshirës së Allahut për robërit e Tij. A ka ndonjë forcën e mundësinë për të bërë diçka të tillë?
– ”A nuk po dëgjoni?” – A nuk po i dëgjoni paralajmërimet e Allahut dhe shenjat e Tij, duke pranuar të vërtetën, e të nënshtroheni për ta zbatuar e jetuar sipas saj?