Select Page

Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë. Vetëm Atij i takon i gjithë lavdërimi në këtë botë dhe në botën tjetër.Ai është i vetmi Gjykues dhe Ligjvënës në dynja dhe në ahiret. Në dynja është Ai që ka vendosur ligjin e krijimit dhe kaderit. Sipas këtij ligji u krijuan të gjitha krijesat. Gjithashtu, është Ai që zbriti në këtë dynja ligjin e Sheriatit, të fesë dhe besimit.

Këtë e bëri përmes shpalljeve, ligjeve, urdhëresave dhe ndalesave, që solli nëpërmjet profetëve të Tij. Ndërsa në ahiret është Ai që do të gjykojë me drejtësi absolute me ligin e Tij të shpërblimit dhe shpagimit. Prandaj dhe tha:

Vetëm Atij i takon gjykimi dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë.Secilin prej jush do ta shpërblejë sipas punëve të tij të mira ose të këqija.