– ”Por, ja! Ai (Kur’ani) është plot me argumente të qarta, që ruhen në zemrat e atyre të cilëve u është dhënë dituria.” – Kur’ani është një libër me ajete të qarta dhe jo të mistershme për zemrat e dijetarëve, të cilët janë me të mirët e krijesave, me të mençurit dhe më të urtët. Ata janë më të kompletuarit mes njerëzve.
Nëse në sytë dhe në zemrat e këtyre të zgjedhurve ky libër është argument i qartë dhe dukshëm i vërtetë, atëherë ai duhet të jetë i pranuar si i tillë edhe nga të tjerët. Mohimi i të tjerëve nuk e dëmton aspak madhështinë dhe vërtetësinë e tij. Madje, ky mohim është një padrejtësi dhe paudhësi e qartë.
– ”Argumentet Tona nuk i mohon kush, përveç të padrejtëve.” – Sepse këtë libër e mohon veçse një i mjerë, që flet për të pa dituri dhe nuk ndjek rrugën e dijetarëve, që dinë si të njohin të vërtetën dhe shenjat e saj. Ose e mohon ndonjë që bën sikur nuk di, e në fakt, e di mirë se ai është i vërtetë, po me kokëfortësi e refuzon atë.