– “Prandaj ti prit, sepse edhe ata janë duke pritur!” – Kuptimi: Ti prit, se do ta shohësh fitoren që Zoti të ka premtuar, e t’i do të lumturohesh. Edhe ata le të presin, se do ta shikojnë shpejt ndëshkimin, që do t’i godasë ashpër. Pra, ka ndryshim të madh mes këtyre dy pritjeve. Profeti i Zotit dhe pasuesit e rrugës së tij presin të mirën në dynja dhe në ahiret. Ndërsa kundërshtarët e tyre presin të keqen dhe dëshpërimin e madh në dynja dhe në ahiret. Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Duhan. Falënderimi dhe mirënjohja e plotë i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar!