Select Page

“Kjo është dhuratë nga Zoti yt.” – Të gjitha mirësitë e dhëna dhe ruajtja nga ndëshkimi janë thjesht mëshirë, bujari e dhuratë nga Allahu i Madhëruar. Është Allahu i Madhëruar Ai që i mëson të bëjnë vepra të mira dhe të sinqerta, nëpërmjet të cilave arrihen mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit. Është po Ai që, pastaj, i shpërblen dhe u dhuron mirësi,  të cilat nuk mund t’i mendojnë kurrë apo t’i arrijnë me forcat e tyre.

– “Ky është shpëtimi i madh.” – E ku ka fitore më të madhe se arritja e kënaqësisë së Allahut, futja në Xhenetin e bujarisë së Tij, si dhe shpëtimi nga zemërimi dhe dënimi i Allahut.