Select Page

“Atje do të kërkojnë që t’ju sjellin çdolloj frute e do të ndihen të sigurt.”– Atje ata do të kërkojnë fruta, të cilat kanë nga një shembull përkatës në dynja, por edhe fruta që nuk kanë shembull në dynja. Sa herë që dëshirojnë ndonjë lloj frute, ajo u serviret pa lodhje dhe pa vështirësi. Kur të shijojnë këto mirësi, ata do të jenë – ashtu sikurse i përshkruan Allahu i Lartësuar – të sigurt, të patrazuar nga meraku apo frika se kjo gjendje ndoshta do të përfundojë. Ata janë të sigurt, gjithashtu, nga frika se mos dëbohen jashtë atyre mirësive apo se mos u vjen sërish vdekja, siç thotë i Madhëruari më pas: