Select Page

Secilin prej tyre e dënuam për krimin e vet. Secilin nga këta popuj mohues e dënuam sipas asaj që merituan dhe me një ndëshkim që u shkonte për shtat. Kështu:

Disa prej tyre, Ne i dënuam me furtunë të fuqishme (me rrebesh gurësh), …Disave u dërgoi furtunë shkatërrimtare, siç veproi me popullin e Adit: “Ndërsa Adi u shkatërrua me një stuhi të fuqishme e të zhurmshme, që Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht. Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhe, si të ishin trungje hurmash të zgavruara. ” [Hakka 6, 7].

… disa i shkatërruam me krisma (të forta) nga qielli …Kështu bëri me popullin e profetit Salih, siç thotë i Lartësuari: “Sa i përket Themudit, ata u shkatërruan me një ushtimë të tmerrshme. ” [Hakka 5].

… kurse disa të tjerë i fundosëm në tokë …Siç bëri me Karunin.

… dhe disa i mbytëm në ujë.Siç bëri me Firaunin, Hamanin dhe ushtrinë e tyre:

Nuk qe Allahu Ai që u bëri atyre padrejtësi …  Është e pavërtetë dhe nuk i shkon urtësisë dhe drejtësisë së Allahut që t’u bënte padrejtësi atyre. Allahu është i Plotë dhe Absolut në drejtësinë e Tij dhe është i Pasur dhe Jonevojtar për krijesat e Tij.

”… por ata i bënë padrejtësi vetvetes.Ata e privuan vetveten nga e vërteta që iu ofrua. Ata u krijuan që të adhurojnë Allahun si një e të vetëm, porse e poshtëruan vetveten duke u marrë jo me atë për të cilën u krijuan. Ata u zhytën në përmbushjen e epsheve dhe gjynaheve, duke i shkaktuar vetes një dëm shumë të madh, madje duke menduar se ishte në të mirën e tyre.