Select Page

– “… E u dhamë shenja, në të cilat kishte prova të qarta.” – Bijve të Israilit u dhanë shenja dhe mrekulli madhështore, të cilat ishin treguese të mirësisë dhe bujarisë së madhe të Allahut të Lartësuar. Ato ishin, gjithashtu, prova të padiskutueshme për vërtetësinë e Shpalljes që Musai përcillte, gjë e cila kërkon mirënjohje dhe përkushtim të plotë në adhurimin e Zotit si Një të vetëm.