Select Page

(Zoti tha:) “Bashkë me adhuruesit e Mi udhëtoni gjatë natës! Ata do t’ju ndjekin nga pas! Lëre detin pas, ashtu si është (i hapur), sepse ushtria e tyre do të mbytet.”” – Kur Musai (a.s.) u nis natën bashkë me bijtë e Israilit, ashtu sikurse Allahu e urdhëroi, nga pas iu vu Faraoni. Allahu i Madhëruar e urdhëroi Musain që ta godiste detin me shkopin e tij. Kur Musai e goditi detin, në të u hapën dymbëdhjetë shtigje, mes të cilave masat gjigande të ujit qëndronin si male të larta. Në këto shtigje kaluan Musai dhe populli i tij.

Pasi ata kaluan të gjithë, Allahu i Madhëruar e urdhëroi Musain që ta linte detin ashtu siç ishte, të hapur, që edhe Faraoni me ushtrinë e tij të hynin në të. Kur Faraoni me ushtrinë e tij hynë në shtigjet e hapura, Allahu i Madhëruar e urdhëroi detin që t’i mbulonte me ujin e tij, dhe ata u mbytën të gjithë, deri në ushtarin e fundit. Më pas, të gjitha ato pasuri që ata kishin patur në këtë dynja, Allahu i Madhëruar ua dha bijve të Israilit, që deri dje kishin qenë skllevër, siç thotë më pas: