– “Ai (Musai) iu lut Zotit të vet: “Këta janë vërtet një popull keqbërës!”.” – Krimi i tyre e bënte të pashmangshëm përshpejtimin e ndëshkimit mbi ta. Musai (a.s) u lut kundër Faraonit dhe rrethit të tij thjesht duke treguar gjendjen e tyre, dhe kjo është më domethënëse sesa lutja e drejtpërdrejtë. Po në këtë mënyrë, pra, thjesht duke përmendur gjendjen, Musai u lut edhe për veten e vet, kur tha: “O Zoti im, unë jam nevojtar për çdo mirësi që të më japësh!” [Kasas 24]. Më pas, Allahu i Madhëruar e urdhëroi që të nisej në udhëtim me robërit e Tij natën, duke e njoftuar se Faraoni do t’i ndiqte nga pas: