Select Page

Ai (Ibrahimi) tha: “Ju adhuroni, përveç Allahut, edhe idhujt, vetëm për të kënaqur njëri-tjetrin në jetën e kësaj bote … E gjithë kjo nuk është asgjë më shumë sesa thjesht një lloj afrimiteti dhe kënaqësie, që e përjetoni në këtë jetë, që shumë shpejt do të përfundojë.

… por Ditën e Kijametit ju do të mohoni dhe mallkoni njëri-tjetrin. Fundi juaj do të jetë Zjarri dhe për ju nuk do të ketë asnjë ndihmëtar.Atëherë, si lidheni dhe e doni dikë që e dini mirë se do të distancohet prej jush dhe do t’ju mallkojë?! Edhe adhuruesit, edhe të adhuruarit do të distancohen nga njëri tjetri e do të mallkojnë njëri-tjetrin. Si lidheni me këta idhuj, kur të gjithë do të jenë në zjarr dhe askush nuk do të mund t’ju ndihmojë e shpëtojë nga ai?