– ”Përgjigjja e popullit (të Ibrahimit) nuk qe gjë tjetër, përveçse: “Vriteni (Ibrahimin) ose digjeni atë!” – Ibrahimi (a.s) e ftoi popullin që ta pranonte ftesën e tij dhe të përfitonin nga udhëzimi që ai kishte sjellë prej Zotit dhe këshillat e Tij. Ai i këshilloi të shihnin mirësitë e Allahut dhe, mbi të gjitha, mirësinë e dërgimit të tij tek ata si profet. Por ata nuk iu përgjigjën atij, madje reaguan me përgjigjen më të keqe, duke thënë: “Vriteni (Ibrahimin) ose digjeni atë!” Ata vendosën ta vrisnin me mënyën më të tmerrshme. Ata kishin pushtet që ta zbatonin vendimin e tyre, prandaj e hodhën në zjarr Ibrahimin a.s.:
– ”Por Allahu e shpëtoi atë prej zjarrit.” – Allahu e shpëtoi nga zjarri, siç i shpëton Ai të dashurit e Tij, që e adhurojnë Atë me sinqeritet. Çdo gjë është në dorën e Allahut të Lartësuar dhe vepron veçse me lejen e Tij.
– ”Këtu ka vërtet argumente për njerëzit që besojnë.” – Ata janë besimtarë, prandaj e dinë mirë dhe janë të bindur për vërtetësinë e asaj që sollën profetët, për bamirësinë dhe dëshirën e tyre të madhe për të këshilluar, rregulluar e udhëzuar njerëzit. Ata janë të bindur se çdo fjalë e udhëzim tjetër, veç atij të profetëve, është i kotë dhe i devijuar. Të gjithë kundërshtarët e profetëve duket sikur janë në një fjalë për të kundërshtuar dhe mohuar profetët. Ndër këshillat e shumta që u dha Ibrahimi ishte edhe fjala: