Select Page

Ai ndëshkon atë që do dhe mëshiron atë që do … Ai është i Vetmi që ka në dorë ligjin e shpërblimit dhe ndëshkimit. Sipas këtij ligji, Ai do t’i shpërblejë dhe do t’i mëshirojë të bindurit dhe, nga ana tjetër, do t’i ndëshkojë dhe lërë në dëshpërim të pabindurit.

”… dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë. Do të ktheheni në jetën tjetër, kur do të zbatohen ligjet e ndëshkimit ose të mëshirës së Tij. Bëni, atëherë, punë në bindje ndaj Tij, bëni ato që Zoti i ka caktuar si shkak për arritjen e mëshirës së Tij dhe largohuni nga poshtërsitë dhe mosbindja ndaj Tij, që ai i ka bërë shkaqe për ndëshkimin!