Select Page

– “Fjala e Zotit tënd është plot vërtetësi dhe plot drejtësi.“ – Shpallja e Zotit është ŝâdiķa – e vërtetë në lajmet që sjell, si edhe adlâ – e drejtë në urdhrat dhe ndalesat që ligjëron. Nuk ka fjalë më të vërtetë se fjalët e Allahut në këtë Libër madhështor dhe nuk ka drejtësi më të madhe se sa urdhrat dhe ndalesat e Tij.

– “Askush nuk mund t’i ndryshojë Fjalët e Tij.“ – Është Allahu që e ruan fjalën e Tij në gradën më të lartë të vërtetësisë, drejtësisë e sigurisë. Askush tjetër nuk mund të sjellë fjalë më të mirë sesa Fjala e Tij. Askush nuk mund të ndryshojë e tjetërsojë Librin e Allahut. Është Ai vetë që e ka marrë përsipër ta ruajë atë.

– “Ai dëgjon dhe sheh gjithçka.“ – Allahu i dëgjon të gjitha zërat, me gjuhët e ndryshme dhe me nevoja të ndryshme. Allahu është gjithashtu El Alim – i Gjithëditur. Dija e Tij ka përfshirë çdo gjë të shfaqur apo të fshehur, të shkuar, të tashme apo të ardhme.