– “Prandaj, ti pasoje atë që të shpallet nga Zoti yt – Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Tij dhe distancohu prej idhujtarëve!“ – Pasoji, o i Dërguar, dhe ji i kujdessëm për gjithçka që Ne të shpallim ty, urdhëresa apo ndalesa! Pa dyshim, urdhëresa më e madhe që të ka ngarkuar Allahu i Lartësuar është njësimi i Tij në adhurim dhe ftesa e botës në këtë çështje. Mos u shqetëso, madje mos i kushto rëndësi inatit dhe arrogancës që shfaqin idhujtarët dhe pretendimeve të kota që ata nxjerrin!