– “Kështu, Ne ta kemi shtjelluar në imtësi Shpalljen, aq sa ata të thonë “Ti i ke mësuar këto (nga të tjerë)” dhe që t’ua bëjmë të qarta njerëzve të ditur.” – Ashtu sikurse e kemi shtjelluar Kur’anin me imtësi për idhujtarët, për çështjet që kanë lidhje me teuĥîdin, profetësinë dhe Ditën e Premtuar, po ashtu u kemi sqaruar atyre të gjitha çështjet e tjera, të cilat ata nuk i dinin.
Por pas gjithë këtij sqarimi, ata përsëri e mohojnë të vërtetën dhe thonë: “Ti i ke mësuar këto njohuri nga ithtarët e Librit dhe të tjerët.” Nëpërmjet ajeteve të Tij, Allahu i Madhëruar ua mëson të vërtetën një populli që janë të urtë dhe të mençur, të cilët dinë të respektojnë të vërtetën, ta pranojnë dhe ta pasojnë atë. Këta janë besimtarët e vërtetë, të cilët e besojnë profetin Muhamed (a.s)dhe Shpalljen që atij iu dhurua nga Zoti i gjithësisë.