Select Page

– “Këta janë ata të cilëve Ne u dhamë Librin, urtësinë e Profetësinë. E nëse këta (populli yt) refuzojnë, Ne e kemi siguruar atë me një popull që nuk e refuzon. Këta ishin ata të cilët Allahu i udhëzoi në rrugë të drejtë, prandaj me udhëzimin e tyre udhëhiqu!– Zoti i udhëzoi ata në rrugën e drejtë, prandaj në të njëjtën rrugë vijo edhe ti, o Profet i nderuar! Dhe, me të vërtetë, Profeti (a.s)e zbatoi me përpikmëri këtë detyrë.

Ai ndoqi rrugën e tyre, madje duke mbledhur tek vetja çdo cilësi të lartë që gjendej tek ata. Kështu, ai u bë më i madhi i të gjithë profetëve dhe imami i të devotshmëve. Paqja, mëshira, bekimet dhe mirësitë e Allahut qofshin me të dhe me të gjithë të dërguarit e Allahut! Me këtë mënyrë argumentoheshin sahabët, për të thënë se Muhamedi (a.s)ishte më i miri dhe më i zgjedhuri i profetëve.