– “Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me padrejtësi – atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë. – Ata janë të sigurt dhe të ruajtur nga çdo frikë, nga ndëshkimi dhe dëshpërimi. Ata janë të sigurt dhe të qetë, sepse janë të udhëzuar në rrugën e drejtë. Nëse ata e kanë ruajtur imanin të pacenuar nga shirk-u dhe gjynahet, atëherë u takon ‘el emnu’ – siguria e plotë nga çdo e keqe.
Gjithashtu, nëse e kanë ruajtur imanin e tyre të pacenuar nga shirku, por, nga ana tjetër, kanë vazhduar me gjynahe e punë të këqija, atëherë themi se ata e kanë bazën e besimit dhe të sigurisë, por jo si ata të parët, që e kanë të plotë.
Ajeti, i kuptuar nga ana e kundërt, tregon se ata që e cenojnë imanin e tyre me shirk dhe poshtërsi, ata nuk kanë as udhëzimin bazë dhe nuk u takon të jenë të sigurt e të shpëtuar. Përkundrazi, atyre u takon humbja dhe ndëshkimi. Allahu i Lartësuar, pasi i dha Ibrahimit (a.s)argumente dhe fakte të pakundërshtueshme për të vërtetën, tha: