Select Page

– “Unë i përkushtohem vetëm Atij që krijoi qiejt e Tokën, me besim të drejtë.” – Unë i jam dorëzuar vetëm Allahut, duke u distancuar nga çdo lloj adhurimi tjetër. Ky është kuptimi i fjalës “ĥanîfâ” – me besim të drejtë.

“Unë nuk jam prej idhujtarëve.” – Kështu, Ibrahimi (a.s)u distancua nga idhujtaria. Ai u përqendrua në teuĥîd, duke i paraqitur popullit të tij plot fakte për këtë. Ky është shpjegimi i saktë i këtyre ajeteve. Ato ishin fjalët e Ibrahimit drejtuar popullit të tij, për t’i bërë ata të logjikonin. Kuptimi i tyre ishte: “Le të themi sikur ky është Zot, por kjo nuk mund të pranohet, për këtë dhe për atë arsye.”

Atëherë, kjo ishte thjesht një mënyrë që Ibrahimi (a.s)zgjodhi për t’u vërtetuar atyre kotësinë e adhurimeve kushtuar idhujve e çdo gjëje tjetër veç Allahut. Për këtë arsye, shpjegimi se këto ajete përshkruajnë disa meditime të Ibrahimit (a.s)kur ishte i vogël, është thjesht i pabazë.