Select Page

Kështu, atë ditë atyre që kanë bërë padrejtësi, asnjë pendesë nuk u bën dobi … Edhe nëse pretendoni se nuk dinit gjë dhe nuk ju patën ardhur argumentet ose se nuk patët kohë e mundësi të mjaftueshme për të besuar. Kështu do të dalë i qartë mashtrimi juaj.

Kjo do të ndodhë me dëshminë e njerëzve të ditur dhe besimtarë. Madje, për këtë do të dëshmojnë edhe vetë lëkurat, duart e këmbët e tyre! Edhe nëse kërkojnë që t’u jepet mundësia të kthehen në dynja, që të mos bëjnë ashtu siç bënë, por të pendohen e besojnë, atyre nuk do t’u jepet kjo mundësi. Tashmë koha për të shprehur pendesë dhe për të ndryshuar ka marrë fund dhe askujt nuk i pranohet justifikimi.

”… e as që u kërkohet të arsyetohen. Ata nuk do të mund të largojnë dënimin, që e meritojnë, kundër vetes së tyre, e as do t’u jepet mundësia për këtë.