– ”Ti as nuk mund t’i udhëzosh të verbërit që të shpëtojnë nga rruga e humbjes. – Sepse ata nuk kanë mundësi të shohin, për shkak të verbërisë së tyre.
– ”Ti mund t’i bësh të dëgjojnë vetëm ata që besojnë në argumentet Tona dhe janë nështruar në Islam (për t’i zbatuar ato). – Këta janë ata që përfitojnë dhe u bën dobi dëgjimi i udhëzimeve të Zotit. Janë ata që i besojnë argumentet e Zotit me zemrat e tyre dhe dorëzohen tërësisht në fenë e Tij.
Ata i shoqëron vazhdimisht një forcë e madhe, që i shtyn të pranojnë këshillat dhe paralajmërimet. Zemrat e tyre e pranojnë imanin dhe janë të përshtatshme e të përgatitura për ta pranuar dhe vepruar sipas tij. Ata besojnë çdo shenjë të sjellë nga Zoti dhe shprehin gatishmërinë për të zbatuar çdo urdhëresë dhe të largohen nga çdo ndalesë e Zotit, që është brenda mundësive të tyre.