– ”Ti (o Muhamed) nuk mund t’i bësh të vdekurit të dëgjojnë dhe as nuk mund t’i bësh të shurdhërit që ta dëgjojnë thirrjen, (sidomos) kur ata të kthejnë shpinën e largohen.” – Dhe sidomos kur ata: “… të kthejnë shpinën e largohen.” Aq e pamundur është që këta të dëgjojnë e të kuptojnë atë që u bën dobi, saqë krahasohet me pamundësinë që të dëgjojë i shurdhëri ose i vdekuri.