Select Page

Allahu i Lartësuar na njofton rreth pushtetit të Tij të plotë dhe mirësisë së Tij të gjerë:

Është Allahu Ai që i dërgon erërat për të ngritur retë. Pastaj i shpërndan nëpër qiell si të dojë dhe i ndan në pjesë …Erërat formojnë dhe i mbledhin retë dhe pastaj i përhapin ato në qiell, ashtu si Ai dëshiron. Ai i shpërndan nëpër qiell si të dojë dhe i ndan në pjesë. Atëherë, formohen re të dendura, që duket sikur qëndrojnë mbi njëra tjetrën.

– ”… derisa nga mesi i tyre fillojnë të dalin pikat e shiut. Ju shikoni se nga retë dalin pika shiu, që bien me hijeshi. Nëse ky ujë i shumtë do të binte i tëri njëherësh, do të shkatërronte gjithçka në tokë.

Ai ia lëshon atë kujt të dojë prej robërve  të Vet, që ata gëzohen … Kur shiu bie me ngadalë e butësisht, njerëzit gëzohen dhe kënaqen, sepse nevoja e tyre është shumë e madhe për të.