– ”Prandaj, përqendrohu në fenë e drejtë, …” – Përkushtohu me zemër dhe nënshtroje tërësisht trupin tënd, që të plotësosh fenë e drejtë të Zotit në jetën tënde. Përmbushi urdhëresat, ruaju nga ndalesat me këmbëngulje, përkushtim gjallëri dhe zbato porositë, si ato që zbatohen haptazi edhe ato që duhen përmbushur e zbatuar fshehtazi. Nxito të shfrytëzosh kohën dhe rininë, para se të jetë vonë.
– ”… para se të vijë dita (e Kjametit) e caktuar nga Allahu, të cilën askush nuk mund ta pengojë (që të ndodhë).” – Ajo është Dita e Kijametit, e cila, kur të vijë, askush nuk mund ta kthejë. Atëherë njerëzit nuk mund t’ia nisin punëve të tyre nga e para dhe të rregullojnë ndonjë gjë. Në atë çast, kapitulli i veprave është mbyllur dhe mbetet veçse shpërblimi për to.
– ”Atë ditë, ata (njerëzit dhe xhindet) do të ndahen (në dy grupe – të shpëtuar e të dënuar).” – Atë ditë do të shpërndahen dhe do të tubohen në grupe të ndryshme për t’u llogaritur veprat e tyre.