Select Page

Allahu i Lartësuar është i vetmi dhe i pashoq në fuqinë për t’ju krijuar, furnizuar, për t’ju bërë të vdisni dhe që t’ju japë përsëri jetën. Asnjë dhe asgjë nga idhujt, që u luten idhujtarët, nuk kanë në dorë asgjë nga këto çështje. Atëherë, si mundet që ata t’i shoqërojnë Atij, që është i vetëm në gjithë pushtetin e Tij, diçka që është e mangët dhe nuk ka asnjë thërrmijë pushteti në asnjë drejtim? I lavdëruar dhe i madhëruar qoftë Allahu! I pastër është Ai nga çdo gjë që i shoqërojnë të paditurit. Atë nuk e dëmton asgjë, por dënimi bie mbi ata që bëjnë shirk.