– “Ata që janë të devotshëm ndaj Allahut nuk kanë kurrfarë përgjegjësie për veprat e mohuesve, por le t’i paralajmërojnë që ata të ruhen (nga ndëshkimi i Zotit).“ – Ky ajet është argument që tregon se këshilla duhet bërë me fjalë të zgjedhura dhe mënyrat më efikase, me qëllim që të arrihet objektivi kryesor – devotshmëria ndaj Allahut.
Nga këto ajete mësojmë se, nëse këshilla e shton edhe më shumë të keqen nga ana e të këshilluarit, atëherë i detyrueshëm është moskëshillimi, pasi në këtë rast ajo nuk sjell rezultatin e pritur.