Select Page

– “Populli yt e mohoi këtë Kur’an, ndonëse ai është vetë e vërteta.“ – Populli yt e konsideron si gënjeshtër Kur’anin, ndërsa ai është e vërteta e padiskutueshme, tek e cila nuk ka dhe nuk duhet të ketë asnjë dyshim.

– “Thuaj: “Unë nuk jam mbikqyrësi juaj”. – Unë nuk jam ngarkuar që të regjistroj dhe të ruaj punët tuaja dhe nuk kam të drejtë që t’ju shpërblej për to. Unë jam thjesht një paralajmërues dhe kumtues i qartë i të vërtetës.