Select Page

– Thuaj: “Është Allahu Ai që ju shpëton prej këtyre dhe prej çdo brengë tjetër. Megjithatë, ju adhuroni zota të rremë!” – Allahu është Ai që ju shpëton nga kjo vështirësi dhe nga çdo ngushticë tjetër, por edhe pas kësaj, ju nuk e mbani fjalën e dhënë Allahut dhe i harroni mirësitë e dhuruara prej Tij. E ku ka argument më të qartë sesa ky për kotësinë e idhujtarisë dhe për vërtetësinë e njëshmërisë së Zotit në meritën e adhurimit?!