Select Page

– “Kështu i sqarojmë Ne argumentet …” – Kështu e qartësojmë Shpalljen Tonë, duke e bërë lehtësisht të dallueshme rrugën e drejtë nga devijimi, të vërtetën nga e kota. Kështu, të udhëzuarit do të ndriçohen nga Shpallja e Zotit, sepse do të jenë të qartë për të vërtetën, të cilën e ndjekin dhe sipas së cilës është detyrë të jetosh.

– “… në mënyrë që të dalë në shesh rruga e keqbërësve.” – Rruga e kriminelëve të çon në zemërimin dhe ndëshkimin e Zotit. Kur rruga e kriminelëve bëhet e qartë, atëherë lehtësohet edhe largimi prej saj. Ndryshe ndodh nëse ajo është e panjohur, e paqartë ose e mjegullt, sepse vështirësohet ruajtja prej saj.