Select Page

– ”Thuaj: “Mendoni sikur dënimi i Allahut t’ju vinte befas ose hapur, vallë, a do të shkatërrohej tjetërkush, veç njerëzve të padrejtë?”” – Nëse ju vjen ndëshkimi i Zotit befas ose pas shumë paralajmërimesh, që ju tashmë i keni marrë, atëherë a do të shkatërrohet tjetërkush, veç zullumqarëve?! Ata që kërcënohen më shumë nga ndëshkimi janë pikërisht të padrejtët.

Madje, ata janë shkaktarë të afrimit dhe zbritjes së ndëshkimit. Për këtë arsye, kujdesuni që të mos vazhdoni padrejtësitë dhe distancohuni prej tyre, sepse këtu bëhet fjalë jo thjesht për një ndëshkim në këtë jetë, por për ndëshkim të përjetshëm dhe dëshpërim pa fund.