Select Page

– ”Nga argumentet e Tij është edhe se Ai i bën të qëndrojnë qielli dhe Toka, me urdhrin e Tij. Pastaj, kur Ai t’ju bëjë thirrjen e Tij (për ringjallje), ju menjëherë do të dilni prej tokës. Me urdhrin e Tij qëndrojnë qiejt dhe Toka dhe nuk bien e të shkatërrohen. Me pushtetin dhe fuqinë e Tij, Allahu i bën ato të qëndrojnë dhe, kur Ai të dëshirojë, do t’i bëjë që, me një thirrje, ato të dalin nga toka për llogarinë para Tij. Kështu, Ai që i mban qiejt dhe Tokën, Ai e ka pushtetin për ringjalljen dhe llogarinë, siç thotë i Lartësuari: “S’ka dyshim se, krijimi i qiejve dhe i Tokës është çështje më e madhe se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” [Gafir 57].