Select Page

Nga argumentet e Tij është edhe vetëtima që Ai jua tregon për t’ju frikësuar dhe për të shpresuar dhe nga qielli lëshon shi, me të cilin e ngjall tokën pasi ka vdekur.Nga shenjat e Tij është edhe zbritja e shiut nga qielli, nëpërmjet të cilit marrin jetë vendet dhe gjallesat. Përpara se të zbresë shiun, Ai ju nxjerr disa shenja, rrufenë dhe bubullimën, nga e cila njerëzit frikësohen, por edhe u ngjall shpresë për shiun që pritet më pas.

Në këtë ka argumente për një popull që mendon.Të gjitha këto tregojnë për bamirësinë gjithëpërfshirëse, diturinë e gjerë të Allahut dhe perfeksionin në të cilën Ai krijoi çdo gjë. Ato tregojnë, gjithashtu, edhe për urtësinë e Tij dhe se Ai do t’i ngjallë të vdekurit, ashtu siç e ngjall tokën pasi është shkretuar dhe ka vdekur. Por kush i sheh këto ajete dhe përfiton prej tyre? Allahu i Lartësuar thotë: “Në këtë ka argumente për një popull që mendon.” Pra, vetëm ata që kanë logjikë e mend në kokë, që të kuptojnë e përfitojnë nga ato që dëgjojnë e shohin. Këta arrijnë që t’i fiksojnë këto ajete, dhe pastaj të argumentojnë nëpërmjet tyre.