Select Page

Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që t’u drejtohet idhujtarëve, të cilët barazonin idhujt e tyre me Allahun, duke i adhuruar ata me përkushtim, e t’u thotë:

– “Thuaju: “Nëse ju vjen dënimi i Allahut ose ju vjen Ora (e Kijametit), vallë, a do të thërrisnit për ndihmë dikë tjetër veç Allahut? Përgjigjuni, nëse jeni të sinqertë!” – Kur t’ju godasin këto vështirësi të tmerrshme, kur çdokush do të kërkojë ndihmë për t’i larguar, vallë, a do t’u drejtoheni idhujve tuaj apo do t’i drejtoheni Mbretëruesit të vërtetë, Allahut të Madhërishëm?