Select Page

– Edhe para teje janë mohuar shumë të dërguar, por ata duruan mohimin dhe mundimet, derisa u erdhi ndihma Jonë. Askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët e Allahut.” – Duro edhe ti sikurse edhe ata, që, ashtu si ata, të lartësohesh dhe të fitosh mirësi të mëdha te Zoti yt!

– “Tashmë, ty të kanë ardhur disa nga ngjarjet e të dërguarve.” – Me rrëfimin e këtyre ngjarjeve, le të forcohet dhe qetësohet zemra jote, me ndihmën e Zotit dhe suksesin e premtuar prej Tij.