Select Page

– “Ka prej tyre që mëtojnë se të dëgjojnë …” – Disa idhujtarë, në ndonjë kohë të caktuar, për ndonjë shkak apo ndonjë tjetër, ulen e dëgjojnë ato që thua. Por ky dëgjim është tërësisht i zhveshur nga synimi për të njohur të vërtetën dhe për ta pasuar atë. Kësisoj, ata nuk përfitojnë nga ky dëgjim, sepse ata as nuk e kanë për qëllim të mirën.

– “… por Ne kemi hedhur mbulesë mbi zemrat e tyre, që të mos e kuptojnë atë dhe veshët ua kemi bërë të shurdhët.” – Kjo mbulesë i pengon që të kuptojnë Fjalën e Allahut të Lartësuar. Ai e ruan Fjalën e Tij që të kuptohet nga të tillë njerëz. Fjala e Allahut qëndron shumë herë më lart mundësisë për ta kuptuar ato krijesa të ulta. Veshët e tyre janë shurdhuar dhe ata nuk mund të dëgjojnë atë që u bën dobi.

– “Edhe sikur të shihnin të gjitha Shenjat, ata nuk do të besonin.” – Ky është kulmi i arrogancës: të arrish deri aty sa faktet e qarta, që tregojnë të vërtetën, të mos i besosh si të vërteta dhe të mos nënshtrohesh për t’i zbatuar, por të polemizosh padrejtësisht, duke mbrojtur me kokëfortësi të kotën dhe duke hedhur poshtë të vërtetën. I Madhëruari thotë:

“Kur vijnë te ti që të polemizojnë, mohuesit thonë: “Kjo nuk është gjë tjetër, vetëm se përrallë e vjetër!”” – Ata thonë se ky libër është marrë nga legjendat e të parëve, pra, nuk është nga Allahu. Këto pohime ishin tregues të kufrit të tyre. Në të vërtetë, Kur’ani është një Libër që përmban historinë e profetëve të shkuar dhe të fundit, me mësimet dhe mesazhet që ata u përcollën njerëzve. Ai përmban të vërtetën dhe drejtësinë e plotë. E si mund ta quash Kur’anin përrallë të vjetër?!