Select Page

  Nuk ka zullumqar më të madh se ai që ka qoftë edhe një cilësi të vetme nga këto të dyja të përmendura më lart. Atëherë, ç’mendon për atë që i ka të dyja? Si do të jetë gjendja e atij që shpif për Allahun dhe, veç kësaj, i konsideron gënjeshtra shpalljet e Tij, të cilat ai ua ka zbuluar profetëve? Pa dyshim që ky është njeriu më i padrejtë, më krimineli dhe, si i tillë, ai kurrë nuk shpëton.

Kështu konsiderohet çdokush që pretendon se Allahu ka ortakë, të cilët meritojnë adhurimin ashtu si Ai apo që Ai ka ndihmës e partner. Kështu konsiderohet çdokush që pretendon se duhet adhuruar dikush tjetër veç Allahut apo se Allahu ka grua e fëmijë. Kështu konsiderohet çdokush që refuzon të vërtetën që e sollën profetët ose ata që kryejnë rolin e tyre.