Select Page

“Atyre (që nuk besojnë) do t’u thuhet: “Sot po ju lëmë të harruar, ashtu sikurse ju e harruat takimin e kësaj Dite.” – Kuptimi: Sot do t’ju lëmë të harruar në ndëshkim, ashtu sikurse ju e shpërfillët dhe e latë të harruar takimin e kësaj dite. Shpërblimi jepet sipas punës që ke bërë.

– “Vendi juaj është Zjarri dhe nuk ka se kush t’ju shpëtojë.” – Vendqëndrimi dhe përfundimi juaj është zjarri i Xhehenemit. Askush nuk mund t’ju ndihmojë të shpëtoni nga ndëshkimi i Allahut.