– “Ata (mosbesimtarët) thonë: “Nuk ka jetë tjetër, veç jetës sonë në këtë botë. Ne vdesim dhe jetojmë dhe asgjë tjetër përveç kohës nuk na shkatërron.”” – Kuptimi: Ajo që ndikon tek ne është thjesht koha, gjatë së cilës disa njerëz vdesin e disa të tjerë lindin. Kështu ka qenë dhe kështu do të vazhdojë; ky është një proces i pandalshëm.
Nuk ka ditë ringjalljeje, kur njerëzit të kthehen sërish të gjallë e të llogariten për veprat e tyre. Por këto fjalë të tyre nuk mbështeten në dije, por në hamendësime të largëta. I Madhëruari thotë:
– “Ata nuk kanë asnjë lloj diturie për këtë, por vetëm hamendësojnë.” – Ata thjesht hamendësojnë për të mohuar ringjalljen, duke hedhur poshtë fjalët e profetëve besnikë, të pajisur me fakte e mrekulli. Ata nuk kanë asnjë provë që justifikon hedhjen poshtë të mesazhit të profetëve. Si mund të hidhen poshtë fjalët e profetëve të mbështetur nga Zoti me mrekulli të mëdha, thjesht me hamendësime, me arsyetime të kota ose me kërkesa të çuditshme! Prandaj i Madhëruari thotë: