Select Page

– “Allahu është Ai që nënshtroi detin për ju, në mënyrë që mbi të, me lejen e Tij, të lundrojnë anijet.” – Allahu i Lartësuar na tregon për disa mirësi, që Ai u ka dhuruar robërve  të Tij. Është Ai që, me ligjet fizike që ka vendosur, u ka bërë të mundur atyre të lëvizin në det me anije. Më pas, Allahu i Madhëruar thotë:

– “Kështu ju mund të kërkoni prej mirësive të Tij dhe të jeni mirënjohës.” – Kështu mund të arrini të realizoni shumë të mira, siç është edhe tregtia, prandaj të jeni mirënjohës ndaj Allahut të Lartësuar. Nëse tregoni mirënjohje ndaj Tij, Ai ka për t’jua shtuar mirësitë që ju ka dhuruar dhe, veç kësaj, do t’ju shpërblejë për mirënjohjen tuaj.