Select Page

– “Përpara tyre ndodhet Xhehenemi. Atyre nuk do t’u bëjnë aspak dobi ato që kanë grumbulluar dhe as ata, të cilëve u kërkojnë ndihmë në vend të Allahut. Ata do të vuajnë një dënim të ashpër.” – Atyre nuk do t’u bëjnë dobi pasuritë që kanë fituar në botë dhe as miqtë apo zotat, të cilëve iu luten e kërkojnë mbështetje. Ata do t’u kërkojnë ndihmë, por idhujt e tyre do t’i lënë në baltë në momentet më të nevojshme.

Pasi foli për shenjat e Tij të sjella në Kur’an, për dëshmitë që gjenden në krijimin e Tij dhe për faktin që njerëzit ndahen në dy grupe, në lidhje me përfitimin apo jo prej shenjave të Tij, Allahu i Madhëruar pohon një tjetër fakt të rëndësishëm: Kur’ani i përmban të gjitha qëllimet e larta, të cilat çdo njeri duhet të përpiqet që t’i arrijë, dhe është udhëzues i qartë për arritjen e mirësive të dynjasë dhe të ahiretit. Kështu, i Madhëruari thotë: