Select Page

Krijimi dhe ringjallja juaj (e ju të gjithëve) është njëlloj si krijimi dhe ringjallja e një njeriu të vetëm. Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka.Kjo çudit çdo mendje dhe njeri të urtë. Gjithë ato krijesa të shumta, të mëdha e të ndryshme, pasi të kenë vdekur dhe të jenë shpërndarë nëpër botë, Ai përsëri do t’i ngjallë e kthejë në jetë, dhe e gjithë kjo është për Allahun njëlloj sikur të ngjallte një krijesë të vetme!

Atëherë, si është e mundur që njeriu të mohojë ringjalljen dhe tubimin e krijesave para Zotit dhe shpërblimin e tyre sipas veprave? Sigurisht që këtë e mohon veçse ai që është i paditur për madhështinë e Allahut, forcën dhe pushtetin e Tij absolut.  Pastaj i Madhëruari na tregon se dëgjimi i Tij përfshin të gjitha zërat dhe shikimi i Tij përfshin çdo gjë. Ai thotë: “Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka.”