– “E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit emrat e të gjithë gjërave” – Pra, Allahu i Madhëruar i mësoi Ademit emrin e çdo sendi dhe të çdo gjëje të emërtuar. Ai i mësoi emrat dhe të emërtuarit me to, i mësoi termat dhe kuptimin e tyre, madje ia mësoi emrat në formën e tyre normale dhe në formën zvogëluese.
– “… e pastaj ato ua paraqiti melekëve dhe tha: “Më tregoni emrat e këtyre (sendeve të emërtuar), nëse jeni të saktë.” – Pra, Allahu i Lartësuar ua paraqiti të emërtuarat melekëve, për t`ua provuar që ata nuk kishin dije rreth tyre. Ai u tha atyre: “Me tregoni rreth emrave të këtyre, nëse jeni të drejtë, të sigurt e të vërtetë në atë që thoni. Nëse jeni të sigurt në fjalët, në mendimin dhe në pretendimet tuaja, se jeni më të mirë se ky mëkëmbës, atëherë më flisni për emrat e këtyre (të emërtuarve)!