Select Page

Ata do të jenë atje përgjithmonë … Do të jenë përjetësisht në Xhenetin e mirësive, për zemrën, shpirtin dhe trupin.

– ”… dhe ky është premtimi i vërtetë i Allahut.Nuk ka mundësi që ai premtim të shkelet, të ndryshojë apo të tjetërsohet.

Ai është i Gjithëfuqishmi e i Urti. Allahu është i plotë në pushtetin, fuqinë dhe krenarinë e Tij. Ai është absolut në urtësinë e Tij. Pikërisht me krenarinë dhe urtësinë e Tij, Ai udhëzon dhe lë në humbje.

Në vijim, Allahu i Lartësuar u tregon njerëzve disa krijesa madhështore, që tregojnë pushtetin e Tij, bukurinë e urtësisë së Tij dhe shumë e shumë mirësi, që janë gjurmë të mëshirës së Tij. Ai thotë: